Goli kundër Shqipërisë, Griezmann mes legjendave të Francës

schedule21:44 - 17 Nëntor, 2019

schedule 21:44 - 17 Nëntor, 2019

Antoine Griezmann shënoi golin e dytë në takimin kundër Shqipërisë, pjesa e parë të e cilit u mbyll me rezultatin 0-2. Në minutën e 30-të, ylli francez shënoi një gol të bukur me të djathtën, praktikisht një penallti në lëvizje.

Ky gol ishte i 30-ti i Griezmann me fanellën e Francës, duke iu bashkuar disa emrave legjendarë francezë në listën e golashënuesve. Sulmuesi ka shënuar të njëjtën sasi golash sa Papin dhe Fontaine.

Zinedine Zidane ka vetëm një gol më shumë se Griezmann, ndërsa listën e golashënuesve vazhdon ta udhëheqë legjenda Thierry Henry./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!