Stadiumi “Fadil Vokrri” ishte i mbushur plot në ndeshjen Kosovë-Angli. Tifozët dhuruan spektakël, mbështetën ekipin e zemrës dhe respektuan himnin dhe ekipin kundërshtar.
Ekipi tentoi t’i gëzonte, luftoi fort, por nuk ndali dot furinë angleze, që shënoi katër gola dhe ruajti portën e paprekur. Të pranishëm në stadium ishin edhe disa tifozë paraplegjik.
Kapiteni Rrahmani, Milot Rashica dhe shumë lojtarë të Kosovës i respektuan dhe zhvilluan disa foto me tifozët specialë, të cilët shijuan momente lumturie bashkë më idhujt e tyre. /abcnews.al