Aeroplanët luftarakë izraelitë kanë bombarduat ndërtesat që i përdor Hezbollahu në jug të Libanit, përkatësisht në Maroun al-Ras dhe Ayta ash-Shab.
IDF-ja izraelite gjithashtu ka njoftuar se ka interceptuar raketat e lëshuara nga një dron që është futur në hapësirën ajrore izraelite nga Libani – duke detyruar autoritetet të aktivizojnë sirenat që paralajmërojnë sulmet e mundshme.
Në anën tjetër, raketa tjera janë shkrepur nga Libani në drejtim të kufirit më Izraelin – duke mos arritur gjithashtu të shkaktojnë dëme apo të ketë të lënduar.
Pamjet e publikuara më poshtë nga IDF-ja, shfaq momentin kur raketa e aeroplanëve izraelitë godasin objektet që dyshohet se i përdor Hezbollahu për të kryer sulme mbi Izraelin.
Israeli fighter jets struck buildings used by Hezbollah in southern Lebanon’s Maroun al-Ras and Ayta ash-Shab a short while ago, the IDF says.
The IDF also says that an interceptor missile was fired at a suspected drone that entered Israeli airspace from Lebanon earlier this… pic.twitter.com/poTtLpOrhm
— Emanuel (Mannie) Fabian (@manniefabian) August 16, 2024