Bilanc lufte nga aksidentet rrugore në vend, viktima e të plagosur

schedule17:23 - 17 Nëntor, 2019

schedule 17:23 - 17 Nëntor, 2019

Bilanc lufte kanë shënuar aksidentet rrugore në vendin tonë. Në ditën botërore në kujtim të viktimave nga trafiku rrugor Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bën të ditur se përgjatë këtij viti 1570 persona në Shqipëri kanë mbetur të plagosur në aksidente dhe 157 kanë humbur jetën.

157 persona kanë humbur jetën në rrugë gjatë këtij viti ndërsa 1570 të tjerë kanë mbetur të lënduar. 70% e tyre janë meshkuj ndërsa 30 % femra. Në më shumë se gjysmën e aksidenteve fajtor ka qenë drejtuesi i mjetit ndërsa në 20% të rasteve këmbësoret.

Nën moton “Jeta nuk është pjesë këmbimi” Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bën të ditur bilancin tragjik shënuar nga aksidentet rrugore në vendin tonë.

Në 11 muajt e parë të vitit në vendin tonë janë regjistruar 1,136 aksidente, 30% e të cilave janë shkaktuar nga drejtues automjetesh të  moshës nga 25 deri në 35 vjeç.

Ndër shkaqet kryesore të tyre Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor rendit në 33% të rasteve parakalimin e gabuar, ne 11% shpejtësinë mbi normat e lejuara dhe në 8% përdorimin e alkoolit.

Shkodra, Dibra dhe Fieri janë tre qytetet me indeksin më të lartë të vdekshmërisë në aksidente rrugore.  Ndërsa rrugët urbane vendi ku aksidentet ndodhin më shpesh.

Veç humbjeve të jetëve, e të plagosurve aksidentet rrugore kanë dhe kosto sociale. Për  vitin 2019 Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor e ka përllogaritur  56.8 milion euro./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!