Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ukraina kontrollon 1000 kilometra katror të territorit rus

schedule19:40 - 12 Gusht, 2024

schedule 19:40 - 12 Gusht, 2024

Ukraina kontrollon rreth 1000 kilometra katrorë të rajonit Kursk të Rusisë. Kështu është shprehur shefi i ushtrisë së Kievit, Oleksandr Syrskyi, shkruan Sky News.

Kjo është hera e parë që rajoni i Kurskut emërtohet nga komandanti ukrainas.

Presidenti Volodymyr Zelensky publikoi një fragment video të raportit të Syrskyi në Telegram.



Forcat ukrainase u përplasën përmes kufirit rus të martën e kaluar dhe përfshinë disa pjesë perëndimore të rajonit Kursk të Rusisë, një sulm i befasishëm që ka nxjerrë në pah dobësinë e mbrojtjes kufitare ruse në zonë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!