Ish-kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi beson se ka ardhur koha që Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve të reformohet dhe të ndërtohet një institucion larg ndikimit të politikës.
Në një intervistë për ABC NEWS, Celibashi flet për draftin e reformës zgjedhore që po diskutohet në Kuvend duke e kundërshtuar propozimin e shumicës për administrim të zgjedhjeve nga administrate shtetëtore.
Përmbyllja e Reformës Zgjedhore është një nga kushtet që Bundestagu gjerman i caktoi Shqipërisë në rezolutën e tetorit dhe duket se rolin e ndërmjetësit mes partive politike në Shqipëri ka vendosur ta bëj OSBE. Në zyrat e partive politike kanë mbërritur tashmë ftesat zyrtare nga zyra e OSBE në Tiranë për takimin e 19 nëntorit ku në fokus të diskutimeve do të jetë çështja e Financimit të Partive Politike dhe fushatës Zgjedhore. Ish-kreu i KQZ dhe eksperti zgjedhor, Ilirjan Celibashi në një intervistë për ABC News beson se drafti që po diskutohet në Kuvend për reformimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve është piknisja e krijimit të një institucioni larg ndikimit të partive politike.
“Mendoj që ai draft revulocianizon tërësisht mënyrën se si KQZ do të funksinojë. Në opinionin tim duket si një hap i parë dhe duket që ka nevojë për përmirësim të atij drafti. Ajo që ngelet kryesore për tu evidentuar në draftin e paraqitur është institucioni i KQZ-së, të paktën drejt përsëdrejti do të jetë larg ndikimeve politike si institucion. Me disa ndryshime dhe përmirësim e të atij drafti unë mendoj se qëllimi për ta shkëputur plotësisht institucionin e KQZ nga patronazhi i partive politike do të jemi në drejtimin e duhur”, është shprehur ai.
Por për ish-ministrin është ende herët që partitë politike t’i largosh plotësisht nga procesi zgjedhor.
“Unë mendoj se në Shqipëri për kushtet që jemi është ende herët për të shmangur tërësisht nga administrimi i procesit zgjedhor veçanërisht në nivelet në nivelet e komisioneve te qendrës së votimit dhe komisionit zonal të administrimit të zgjedhjeve”, ka thënë Celibashi.
Thirrjen e ka për maxhorancën dhe opozitën kur vjen fjala te rëndësia që ka reforma zgjedhore për realizimin e proceseve të rregullta dhe demokratike në vend.
Paralelisht me Komisionin e Reformës Zgjedhore në Kuvend, opozita po punon me një grup ekspertësh të saj për hartimin e një drafti alternative për Reformën./abcnews.al