Italia arriti të sigurojë kualifikimin për në Euro 2020 madje vendosi dhe një rekord të ri, duke fituar 10 ndeshje rradhazi. Legjenda e Italisë, Dino Zoff, mendon se të besuarit e Roberto Mancinit mund ti shkojnë deri në fund kompeticionit.
‘’Kjo Itali po bën mirë. Është e fortë dhe luan mirë. Më pëlqen ky ekip, trajneri është i duhuri, statistikat i kanë në rregull, i kanë të gjitha mundësitë për ta fituar Europianin. I gjithë çelësi i suksesit është tek bashkëpunimi në grup’’, deklaron ish-portieri për ‘Corriere dello Sport’.
Zoff foli edhe për Juventusin e tij, duke shprehur mendimin e tij nëse është viti i duhur që ‘Zonja e Vjetër’ të fitojë Champions League. ‘’Juventus është favorit për të fituar Seria A. Me gjithë respektin për Interin, të cilët po zhvillojnë një sezon të mirë, bardhezinjtë e kanë suksesin tek stoli. Ndërsa në Europë lufta është më e fortë, por besoj se Juvja mund të shkojë larg’’, mbyll Dino Zoff. /abcnews.al