EMRAT/ Operacioni në Nikël, arrestohen 2 persona të shpallur në kërkim

schedule10:33 - 17 Nëntor, 2019

schedule 10:33 - 17 Nëntor, 2019

Dy persona të cilë ishin shpallur në kërkim janë arrestuar sot nga policia e Krujës, në vijim të operacionit te koduar “Lokalizimi”.

Mësohet se Agron Bami 33 vjeç, banues në fshatin Nikël, Krujë dhe Gëzim Ndoj 40 vjeç, banues në Fushë Arrëz, Pukë jane personat që janë vënë në pranga nga policia.

Njoftimi i plotë:

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Pukë në bashkëpunim me forcat e Komisariatit të Policisë Krujë në vijim të operacionit “Lokalizimi” në fshatin Nikël, Krujë, u bë kapja dhe ndalimi edhe i dy shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim: A.B, 33 vjeç, banues në fshatin Nikël, Krujë dhe G. N. 40 vjeç, banues në Fushë Arrëz, Pukë.

Pas hetimeve proaktive të kryera nga Policia e Pukës, në bashkëpunim me Prokurorinë, rezultoi se këta shtetas në bashkëpunim dhe me shtetasin J. Gj. (i arrestuar 2 ditë më parë) dyshohen si autorë të veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike e kryer në bashkëpunim”, ndodhur në vitin 2018 në Fushë Arrëz , si dhe për “Armëmbajtje pa leje”

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprime të mëtejshme./abcnews.al