Vrasja e të moshuarit në azil/ Dy infermierët fshehën krimin, nuk njoftuan policinë

schedule11:24 - 9 Gusht, 2024

schedule 11:24 - 9 Gusht, 2024

Dy infermieret e arrestuara nga policia pas vrasjes së një të moshuari nga një i moshuar tjetër në një azil privat në Tiranë, thanë gjatë marrjes në pyetje se ato kishin menduar se viktima ishte rrezuar dhe nuk e dinin se duhet të njoftonin policinë.

Nazmie Mulla 31 vjeç dhe Glesantina Saraçi, 26-vjeç dyshohen për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Sipas dinamikës së ngjarjes së zbardhur nga grupi hetimor, dy infermieret kur kanë parë të vdekur Virxhil Veshon dhe nuk kanë njoftuar policinë, por një agjenci funerale, duke menduar se ai kishte vdekur pas rrëzimit.

Më pas kanë pastruar dhomën ku kishte ndodhur ngjarja.

Por pas marrjes se trupit agjencia funerale ka dyshuar se viktima është vrarë për shkak të plagëve të mëdha që kishte.

Në këto kushte trupi i viktimës Virxhil Vesho është kthyer sërish në azil dhe është njoftuar pronari i shtëpisë së të moshuarve. Ky i fundit ka vënë në dijeni policinë për këtë vdekje. Ndërsa pas hapjes së kamerave të sigurisë dhe dëshmive te marra brenda azilit grupi hetimor ka zbuluar se Virxhil Vesho është vrarë nga 78-vjeçari Zyhdi Shehi.

Në dëshminë e dhënë para oficerëve të policisë, dy infermieret Nazmie Mulla dhe Glesantina Saraçi kanë mohuar që të kenë tentuar fshehjen e ngjarjes.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!