Një 24 vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pas kallëzimit të bërë nga një shtetas se i kishte marrë makinën me qera dhe nuk ia kishte kthyer.
Ndërkohë policia po punon për gjetjen e autorit.
“Mashtroi për kthimin e një automjeti që e kishte marrë me qira, vihet në pranga 24-vjeçari. Policia po punon për gjetjen e automjetit. Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, pas kallëzimit nga një shtetas se nje 24 vjecar nuk i kishte kthyer një automjet që ia kishte dhënë me qira, arrestuan në flagrancë shtetasin: 24 vjeç, banues në Koplik, për veprën penale “Mashtrimi”. Më datë 31.07.2024, ky shtetas i ka marrë me qira një automjet shtetasit S. L. dhe nuk ia ka kthyer, me pretendimin se kur ka udhëtuar në Greqi, automjetin ia kanë bllokuar autoritetet greke”, thuhet në njoftimin e policisë.