Brenda kampit të Gjadrit/ Drejt fundit puna për qendrën pritëse të emigrantëve

schedule15:20 - 7 Gusht, 2024

schedule 15:20 - 7 Gusht, 2024

Në fillim të shtatorit, kampi i refugjatëve në Gjadër të Lezhës do të jetë gati për të pritur grupin e parë të emigrantëve afrikanë që do të vendosen në vendin tonë në kuadër të marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë.

Në këtë kantier punohet gjatë 24 orëve. Pjesa më e madhe kapanoneve që do të shërbejnë për akomodim janë bërë gati për strehimin e refugjatëve. Ata do të sistemohen këtu  pasi të kenë përfunduar procedurat e regjistrimit në qendrën pritëse të Shëngjinit.

Qendra pritëse  është bërë gati prej 5 qershorit. I vendosur brenda zonës ushtarake të Gjadrit, kampi do të jetë i ndarë në 4 pjesë.

Zona akomodimit, mensa dhe kapanonet. Pjesë e këtij kampi do të jenë dhe një  qendër shëndetësore dhe  një burg për persona të cilët mund të shkelin ligjin brenda rrethimit.

Refugjatët që u refuzohet azili do të jenë të vecuar deri në pritje të riatdhesimit.

Paralelisht po punohet edhe per ngritjen e murit rrethues.  Ai do te jete me strukture metalike,  rreth 6 metra i lartë dhe do të shërbej për sigurinë e refugjatëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!