Ministri rus: Ukraina planifikoi të vriste Putinin me dron kamikaz gjatë paradës në Shën Petersburg

schedule14:29 - 7 Gusht, 2024

schedule 14:29 - 7 Gusht, 2024

Një atentat ndaj Vladimir Putin dhe ministrit rus të Mbrojtjes Andrei Belusov dyshohet se ishte planifikuar nga Kievi, sipas një deklarate të zëvendësministrit të Jashtëm rus Sergei Ryabkov.

Inteligjenca ruse thuhet se është informuar për planet për të vrarë Putinin me një dron kamikaz gjatë një parade në Shën Petersburg më 28 korrik, me Ryabkov që i quajti ata të çmendur, duke paralajmëruar se vrasja e një presidenti rus do të shkaktonte kaos dhe një “konflikt të pakontrollueshëm” midis Rusisë dhe SHBA-së që mund të shndërrohej në Luftën e Tretë Botërore.

Moska ka pretenduar se ka zbuluar se si vrasësit e dërguar nga Ukraina do të tentonin të vrisnin Putinin në paradë, gjatë së cilës presidenti rus kërcënoi SHBA-në dhe Europën se vendi i tij do të fillonte prodhimin e armëve bërthamore me rreze të mesme veprimi.

Detajet e inteligjencës që Rusia pretendon se ka mbledhur në lidhje me komplotin e dyshuar të atentatit nuk janë bërë ende publike.

Olga Skabaeva pretendoi se ministri rus i mbrojtjes e informoi homologun e tij amerikan, Lloyd Austin, për informacionin vetëm disa javë para parades. Sipas saj, Austin është shqetësuar nga ky informacion.

Mediat ruse kanë sugjeruar se SHBA mund të ketë qënë në dijeni për komplotin kundër Putinit përpara se Moska ta ngrinte çështjen me Pentagonin dhe se Uashingtoni mund të ketë pasur frikë nga përfshirja e drejtpërdrejtë, një pretendim që Pentagoni e mohoi.

Ryabkov, megjithatë, këmbënguli që Uashingtoni kontaktoi Kievin dhe urdhëroi udhëheqjen ukrainase të ndalonte çdo sulm të planifikuar ndaj Putinit dhe Belousov.