Departamenti Amerikan i Mbrojtjes: Një luftë me përmasa të gjera në Lindjen e Mesme është larg

schedule11:16 - 7 Gusht, 2024

schedule 11:16 - 7 Gusht, 2024

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes njoftoi se beson që një luftë rajonale në shkallë më të gjerë në Lindjen e Mesme nuk është e afërt.

Sipas një deklarate me shkrim nga Departamenti i Mbrojtjes, zëvendëszëdhënësja e Departamentit, Sabrina Singh, iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Pas pyetjes nëse një sulm iranian ndaj Izraelit është i afërt, Singh tha se ata kategorikisht nuk duan ta shohin këtë dhe shtoi se “ata besojnë se një luftë rajonale në shkallë më të gjerë nuk është e afërt” në Lindjen e Mesme.

Singh vuri në dukje se ata besojnë që rruga më e mirë për të ulur tensionin në rajon është arritja e një marrëveshjeje armëpushimi në Gaza dhe “kthimi i pengjeve amerikanë në shtëpitë e tyre”.

Duke thënë se ata dërguan forca shtesë në rajon për të dhënë një mesazh “parandalimi” Singh mbrojti idenë se forcat amerikane vazhdojnë të vendosen në Lindjen e Mesme për të mbështetur mbrojtjen e Izraelit, për të forcuar mbrojtjen e forcave amerikane dhe për të siguruar që ata të jenë të gatshëm të japin përgjigje ndaj situatave të papritura.

Në rajon tensioni u rrit pas sulmit ajror që Izraeli ndërmori në Bejrut, kryeqytetin e Libanit, ndaj Fuad Shukur një prej komandantëve të lartë të Hezbollahut dhe vrasjes së kreut të Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh në Teheran.

Kundër Tel Avivit janë bërë kërcënime për hakmarrje nga Irani dhe Hezbollahu libanez, të cilët e kanë mbajtur Izraelin përgjegjës për vrasjen e Haniyeh

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!