“BMW” teston robotë humanoidë në fabrikën e prodhimit në SHBA

schedule08:19 - 7 Gusht, 2024

schedule 08:19 - 7 Gusht, 2024

Kompania gjermane e prodhimit të automjeteve BMW testoi me sukses robotin humanoid “Figure 02″ – robotë të ngjashëm me njeriun – i cili vendos pjesët metalike në karroceri në kushte reale prodhimi, prej disa javësh në fabrikën e saj në SHBA në Spartanburg, Karolina e Jugut.

“Zhvillimet në fushën e robotikës janë shumë premtuese”, tha drejtori i prodhimit, Milan Nedeljkovic.

“Me një operacion të hershëm testues, ne tani po përcaktojmë aplikimet e mundshme për robotët humanoidë në prodhim”, shtoi ai.

Roboti me dy këmbë “Figura 02”, i pajisur me duar në përmasat e njeriut, mund të ecë dhe të vendosë pjesë të ndryshme komplekse me saktësi.

Ai është i përshtatshëm në mënyrë ideale për detyra të vështira fizike, të lodhshme ose të pasigurta.

BMW dhe prodhuesi i robotëve me qendër në Kaliforni, tani planifikojnë ta përgatisin atë për aplikimet e ardhshme dhe ta zhvillojnë më tej.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!