OBSH: Covid-19 vazhdon të evoluojë, nevojitet vaksinimi

schedule14:20 - 6 Gusht, 2024

schedule 14:20 - 6 Gusht, 2024

OBSH ka njoftuar se qarkullimi i virusit që shkakton Covid-19 është në rritje, ndërkohë që ka një rënie alarmante të personave që nuk vaksinohen.

“Virusi po qarkullon në të gjitha vendet”, tha drejtoresha e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për parandalimin dhe gatishmërinë për epidemitë dhe pandemitë, Maria Van Kerkove, gjatë një konference për shtyp.

“Të dhënat nga sistemi ynë i mbikqyrjes në 84 vende tregojnë se shkalla e testeve pozitive për SARS-CoV-2 është rritur për disa javë.”

Në përgjithësi shkalla e testeve pozitive është mbi 10%, megjithatë ndryshon sipas rajonit, tha Kerkouve, duke shtuar se në Europë shkalla e testeve pozitive është mbi 20%.

Monitorimi i ujërave të zeza tregon se qarkullimi i virusit është 2 deri në 20 herë më i lartë se sa raportohet aktualisht, duke paralajmëruar se kjo është e rëndësishme sepse virusi vazhdon të evoluojë dhe të ndryshojë, gjë që na ekspozon të gjithëve ndaj rrezikut të një virusi potencialisht më të fuqishëm.

Ajo shtoi se edhe në Lojërat Olimpike, që po mbahen këtë sezon, të paktën 40 sportistë deri më tani kanë rezultuar pozitivë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!