Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Në kërkim për vjedhje dhe dhunë në familje, arrestohen dy persona në Fier

schedule12:19 - 3 Gusht, 2024

schedule 12:19 - 3 Gusht, 2024

Dy persona të shpallur në kërkim janë arrestuar këtë të shtunë në Fier. Ndërkohë është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest me burg”, për 1 shtetas i cili u ekstradua nga Greqia.

Komisariati i Policisë Fier në zbatim të planit të masave të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, kapi dhe vuri në pranga shtetasin e shpallur në kërkim një shtetas 46 vjeç, i cili është dënuar nga Gjykata e Fierit me 4 muaj burgim për veprën penale “Vjedhje”.

Komisariati i Policisë Lushnjë arrestoi një 53-vjeçar, i cili është dënuar nga Gjykata e Fierit me 3 muaj burgim për veprën penale “Dhunë në familje”.



Po ashtu u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest me burg”, një 48 vjeçar. Ky shtetas u ekstradua nga Greqia pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga DVP Fier për veprat penale “Vjedhje”, dhe “Prodhimi dhe shitja e  lëndëve narkotike”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!