Fluks udhëtarësh kanë hyrë në Shqipëri dhe nga porti i Durrësit. Gjatë muajit korrik nga kjo pikë kufitare kanë hyrë e kanë dalë në vendin tonë më shumë se 85 mijë persona. Rreth 6% më shumë se e njejta periudhë e vitit të shkuar. Po kaq ishte rritja e udhëtarëve nga porti I Durrësit edhe për gjashtë muajt e parë të vitit. Nga janari në qershor në këtë pikë kufitare hynë dhe dolën 230 mijë pasagjerë.
Kryesisht kane ardhur nga Italia, Spanja, Franca e Gjermania. Shumë prej tyre morën me vete dhe automjetet private. Mbi 99 mijë automjete, kamionë e trailer ose 4% më tepër se gjashtë muajt e parë të vitit të shkuar u transportuan nga ky terminal.
Tragetet nga Durrësi në Bari dhe Ankona prej 15 ditësh kanë nisur lundrimet e dyfishta që do të zgjasin deri në shtator.
Sipas agjencive të lundrimit dhe turizmit, gushti pritet të ketë një fluks më të lartë udhëtarësh në raport me vitin e shkuar. Për për të pritur e përcjellë pasagjerët në portin e Durrësit janë hapur 24 sportele. /abcnews.al