Janë padyshim rezultat katastrofike, sidomos duke parë edhe nivelin e kundërshtarit.
Egnatia dhe Partizani i kanë dhënë “lamtumirën” kualifikueseve evropiane këtë sezon, me kampionët dhe nënkampionët e Superiores, që u mundën respektivisht nga islandezët e Vikingur dhe gjeorgjianët e Iberia 1999.
Kështu, “Rrogozhinasit” e Edlir Tetovës nuk arritën të shfrytëzonin avantazhin 1-0, të transfertës islandeze, teksa në “Loro Boriçi” janë mundur me dy gola, nga Vikingur, pas autogolit të Dulysee dhe rrjetës së Thrandarson, në minutat 28’ të pjesës së parë e 48’ të pjesës së dytë.
Në keahun tjetër, “Demat e Kuq”, të Partizanit nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 0-0, në sfidën e dytë përballë Iberia 1999, në “Elbasan Arena”, duke lënë të vlefshëm fitoren 2-0, të këtyre të fundit, në tokën gjeorgjiane.
Kështu Egnatia dhe Partizani e mbyllin këtu rrugëtimin në arenën europiane, ndërsa kundërshtarët e tyre kalojnë në raundin e tretë të kualifikueseve të Conference League. /i.m /abcnews.al