Akomodohet kombëtarja franceze, Policia e shoqëron nga Rinasi

schedule13:37 - 16 Nëntor, 2019

schedule 13:37 - 16 Nëntor, 2019

Franca përballet me Shqipërinë ditën e nesërme, prej orës 20:45 në “Air Albania Stadium”. “Gjelat” mbërritën sot në kryqytet. Në Rinas ata janë pritur nga forca të rendit, që i kanë shoqëruar deri në hotelin ku do të qëndrojnë.

Futbollistët e Francës janë akomoduar para pak çastesh në “Mak Albania Hotel” dhe është e kuptueshme që për të shkuar në stadium para ndeshjes do të duhen dhjetëra metra ecje në këmbë.

Franca ditën e sotme do të stërvitet në “Air Albania Stadium”. Seanca është programuar të zhvillohet në orën 18:00 dhe sikurse FSHF ka njoftuar, do të jetë e hapur 15 minuta për mediat. Një orë më parë do të zhvillohet edhe konferenca për shtyp e trajnerit Didier Deschamps. /abcnews.al