Dogjën sipërfaqe toke, procedohen penalisht dy persona në Tepelenë

schedule12:07 - 1 Gusht, 2024

schedule 12:07 - 1 Gusht, 2024

Dy persona janë proceduar penalisht në Tepelenë, pasi dyshohen për zjarrvënie në sipërfaqe toke.

Policia zbardhi dy prej rasteve të zjarrvënieve në fshatrat Salari dhe Luzat.

Një 59-vjeçar ndezsi zjarr në vendin e quajtur “Golash”, Salari, me qëllim pastrimin e tokës së marrë me qira, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme.

Ndërsa një 63-vjeçar ndezi zjarr në vendin e quajtur “Pallçija”, në fshatin Bënçë, ka ndezur zjarr me qëllim pastrimin e kullotës, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme, në fshatin Luzat./abcnews.al