Tarifat ndaj produkteve italiane, tryezat në SHBA janë 20% më të varfëra

schedule12:48 - 16 Nëntor, 2019

schedule 12:48 - 16 Nëntor, 2019

Një muaj pas vendosjes së tarifave të reja nga ana e administratës Tramp për produktet “Made in Italy”, në tryezat amerikane ka 20% më pak produkte ushqimore italiane. Shkak është bërë rritja e çmimeve për produktet italiane në tregun amerikan. 

Një muaj pas hyrjes në fuqi të tarifave amerikane ndaj produkteve europiane, shitjet e produkteve ushqimore italiane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rënë me 20%. Këto janë shifrat e publikuara nga Koldiretti, pas përfundimit të bilancit të pasojave të masave të marra në 18 tetor dhe ndaj djathrave, sallameve, perimeve dhe pijeve alkoolike. Në listën e zezë amerikane ka produkte ushqimore italiane që kanë një vlerë eksporti prej gjysëm milliard euro.

Tarifat e reja ndaj produkteve italiane kanë shkaktuar rritjen e cmimeve dhe një reduktim shqetësues të blerjeve nga amerikanët. Tarifat për Parmigiano Reggiano dhe për Grana Padano, për shembull, kanë bërë që nga 2.15 dollarë kilja, të shkojë në 6 dollarë. Rezultati është se konsumatori amerikan tashmë do të duhet ta blejë në supermarket me një çmim prej 40 dhe 45 dollarësh kilen.

Administrata Trump ndër të tjera ka kërcënuar se do të shmantë të ashtuquajturin rregull të “karoselit”; gjë që do i lejonte të modifikonte në mënyrë periodike listën e tarifave dhe përqindjen Brenda 180 ditëve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!