Në bashkitë Tropojë dhe Has ka ende disa vatra zjarri që janë aktive.
Forcat e Armatosura, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile po vijojnë punën në ato zona ku është kërkuar ndërhyrja e tyre për neutralizimin e flakëve.
Në këto dy bashki, vazhdojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit të rënë në zonë pyjore të fshatit Zogaj, ndërsa në vendin e quajtur Firza e Qemes, afër fshatit Kishaj, zjarri është izoluar, dhe po punohet për mbajtjen nën kontroll dhe shuarjen e plotë të saj.
Vatra e zjarrit në zonat Mahallë e Epërme, Hajdarmataj, Xhuxh të rajonit të Zogajt Nj.Ad Bytyç është izoluar dhe marrë nën kontroll.
Ndërkaq janë aktive vatra në veri-lindje të lagjes Mahallë e Epërme në drejtim të Zjecit në krah të Hasit përgjatë kufirit me Kosovën dhe vatra e zjarrit në kodrat e Storbëdës./abcnews.al