Një 37-vjeçar dyshohet të ketë humbur jetën në mënyrë aksidentale në karrierat e kromit në Kalimash.
ABC News mëson se 37-vjeçari ishte duke manovruar për shkarkimin e kamionit me mineral kromi, por ka humbur kontrollin.
Për pasojë, kamioni është përmbysur duke i shkaktuar vdekjen 37-vjeçarit. Në vendngjarje kanë mbërritur grupet e ekspertëve të policisë për të hetuar dhe përcaktuar shkaqet e ngjarjes./abcnews.al