Një 24-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Livadh në kuadër të operacionit policor të koduar “Strike 20”.
I riu theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe qarkullonte i armatosur me automjet.
Gjatë kontrollit në automjetin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë Beretta dhe 1 krehër.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan i ka vendosur 24-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Vetëgjyqësia”./abcnews.al