I shpallur në kërkim për aktivitet kriminal, pranga 44-vjeçarit në Sarandë

schedule16:43 - 28 Korrik, 2024

schedule 16:43 - 28 Korrik, 2024

Një 44-vjeçar është arrestuar këtë të diel në Sarandë.

Sipas informacioneve të policisë, 44-vjeçari akuzohet për aktivitet kriminal të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufirit”. Ky shtetas dyshohet se në vitin 2022, në afërsi të fshatit Luzat, Tepelenë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, ka braktisur automjetin e tij tip “Benz”, me të cilin transportonte kundrejt pagesës prej 250 euro për person, nga Saranda drejt Malit të Zi, 7 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Në vijim të veprimeve, 44-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të DVP Gjirokastër, ku nga ana e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve u bë ndalimi i tij dhe referimi i materialeve për veprime të mëtejshme në Prokurori.

Megaoperacioni “Sundimi i ligjit” vazhdon.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!