Bayern Munchen ka vendosur për trajnerin e ri. Hans Flick është konfirmuar deri në fund të sezonit 2019. Ndihmës-trajneri fitoi dy ndeshjet e tij të para në krye të bavarezëve, atë ndaj Olympiacos në Champions League dhe kundër Borussia Dortmund në kampionat, me rezultatin e thellë 4-0.
Këto rezultate, kanë bërë që drejtuesit e Bayern t’i besojnë deri në fund të sezonit dhe vetëm gjatë muajve të verës, do të hidhen në sulm për të gjetur pasuesin e Kovac.
Strategu kroat u shkarkua nga stoli i kampionëve të Gjermanisë disa ditë më parë, pas humbjes së turpshme 5-1 nga Eintracht Frankfurt./abcnews.al
„Wir vertrauen ihm!“
Hansi #Flick bleibt Trainer des #FCBayern.#MiaSanMia pic.twitter.com/0aAkWMakhS— FC Bayern München (@FCBayern) November 15, 2019