Osmani ftesë liderëve të partive për datën e zgjedhjeve/ Ahmeti: Dështoi plani i Kurtit për të bërë zgjedhje të parakohshme

schedule16:54 - 27 Korrik, 2024

schedule 16:54 - 27 Korrik, 2024

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar zyrtarisht liderët e partive politike që t’i takojë më 31 korrik për konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve. Në letrën që u është dërguar liderëve të partive, Osmani ka deklaruar se bazuar në Kushtetutë dhe Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme, zgjedhjet duhet të mbahen përgjatë periudhës 26 janar- 16 shkurt 2025.

Lidhur me këtë ka folur në emisionin “Ballkan”, Bardh Ahmeti nga PSD, i cili ka deklaruar kjo ftesë nuk është të asnjërës palë.

Sipas tij, kryeministri Albin Kurti ka provuar t’i bëjë zgjedhet në verë, pasi gëzon një popullaritet te diaspora dhe në këtë mënyrë i dështoi plani.

Sipas Ahmetit, madje, pavarësisht shumicës së votave që kanë pasur, nuk kanë arritur të kalojnë shumicën e votave që kanë dashur.

“Besoj që nuk është në favor të asnjërës palë, Kurti ka provuar t’i bëjë zgjedhjet në verë, për shkak se gëzon një popullaritet te diaspora, kryesisht te shqiptarët që jetojnë kryesisht në Gjermani dhe Zvicër.

Edhe në këtë periudhë, prej gushtit deri në shtator janë shumë këtej dhe ne jemi të bindur që ishte tentativa e tij për t’i bërë zgjedhjet e parakohshme. Mirëpo, në këtë periudhë e shkurtit, nuk i shkon dikujt në favor, thjesht është afati kushtetues, por ne besojmë që po ashtu tentativa e Kurtit ishte që ky të dëshmojë që ky mundet t’i caktojë zgjedhjet kurdo që ky do. Pra, tentoi që të detyrojë opozitën e Kosovës, për të dërguar Kuvendin në zgjedhje dhe me e shpërbë, jo duke dhënë dorëheqje, ose duke bërë mocion të mosbesimit, siç quhet te ne, por duke e shpërndarë kuvendin.

Kuvendi i Kosovës gjatë këtyre viteve, përkundër se partia në pushtet ka pasur shumicën e votave, nuk kanë arritur me kalu shumicën e ligjeve që këta kanë dashur”, u shpreh ai./abcnews.al