Obama mbështet publikisht Kamala Harris: Do të bëjmë gjithçka që të fitojë

schedule11:31 - 26 Korrik, 2024

schedule 11:31 - 26 Korrik, 2024

Barack Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle deklaruan mbështetjen e tyre për nënpresidenten e SHBA-së për nominimin e demokratëve në zgjedhjet e nëntorit, në një bisedë telefonike.

“Oh, jeni të dy bashkë. Është kënaqësi t’ju dëgjoj të dyve”, dëgjohet duke i thënë zëvendëspresidentja amerikane çiftit Obama.

“Kjo telefonatë nuk mund të bëhej pa i thënë vajzës sime, Kamala, sa krenare jam për ty. Ky do të jetë një moment historik”, thotë Michelle Obama.

Më pas Barack Obama tha: “Michelle dhe unë ju telefonuam për t’ju thënë se nuk mund të jemi më krenarë për t’ju mbështetur dhe se do të bëjmë gjithçka në fushatë për t’ju çuar në Shtëpinë e Bardhë.”

“Michelle, Barack, kjo telefonatë do të thotë shumë për mua. Mezi pres të punojmë së bashku. Por mbi të gjitha dua t’ju them se fjalët tuaja dhe miqësia me të cilën më keni nderuar do të thotë shumë më tepër nga sa mund të shpreh unë”, u përgjigj fillimisht Kamala Harris.

“Faleminderit shumë të dyve, do të thotë shumë për mua,” Harris mbylli telefonin me një buzëqeshje.

/abcnews.al