“Frikë për helenizim të Himarës”/ Gazetarja: Kupola e PS ka zbarkuar në mbështetje të Vangjel Tavos

schedule21:32 - 25 Korrik, 2024

schedule 21:32 - 25 Korrik, 2024

Gazetarja Anduena Llabani thotë se e gjithë kupola e Partisë Socialiste, ka zbarkuar në Himarë, në mbështetje të kandidatit të tyre, Vangjel Tavo.

Në emisionin “360 gradë” në ABC News, Llabani u shpreh se ekziston frika se Himara mund të fitohet nga kandidati i opozitës, i cili përfaqëson interesin e Greqisë.

“Në Himarë ka zbarkuar e gjithë kupola e PS, në mbështetje të zotit Tavo. Janë emra shumë të spikatur të politikës së majtë. Kanë nisur fushatën për të garantuar fitoren e zotit Tavo. Fakti që në Himarë, ekziston frika që Himara do greqizizohet, pra çdo gjë do kalojë në interesat e shtetit grek, të përfaqësuar tashmë nga një kandidat i propozuar po nga lobet amerikane dhe greke, frika se posti i Bashkisë së Himarës do i kalojë një shtetasi që përfaqëson interesat e Greqisë, ka bërë që gjysma e qeverisë të shkojë atje, të qëndrojë aty përditë, të bëjë takime me fushatë elektorale”, theksoi ajo./abcnews.al