Rusia vijon sulmet ndaj Ukrainës, pjesë të dronit rus bien në territorin e Rumanisë

schedule19:40 - 25 Korrik, 2024

schedule 19:40 - 25 Korrik, 2024

Rusia nisi 38 drone Shahed drejt Ukrainës, gjatës natës, ku tre prej tyre që hynë në hapësirën ajrore të Rumanisë, konfirmuan ministritë rumune dhe ukrainase.

Sistemet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës arritën të rrëzojnë 25 mjete ajrore pa pilot, sipas një njoftimi për shtyp nga Forcat Ajrore të Ukrainës. Në sulm, rusët synuan rajonin e Odesës, i cili kufizohet me Rumaninë.

“Rusia ka kryer sulme të tmerrshme në infrastrukturën civile të Ukrainës. Në territorin e Rumanisë u gjetën mbetje. Ne kemi informuar dhe po koordinojmë aleatët tanë për këtë çështje. Rumania dënon fuqishëm këto veprime të papërgjegjshme”, shkroi ministri i Jashtëm rumun, Luminiţa Odobescu në platformën X.

Në rrjetet sociale është shfaqur një video që dyshohet se tregon vendin ku ka rënë një nga dronët rusë, ku shihen pemët dhe toka e djegur.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!