Një cisternë dhe një anije mallrash u fundosën ndërsa tajfuni Geami goditi Tajvanin. Autoritetet filipinase po përpiqen të frenojnë derdhjen e naftës pasi një cisternë që transportonte 1.5 milionë litra naftë u përmbys në gjirin e Manilës.
Autoritetet thanë se MT Terra Nova po shkonte për në qytetin qendror të Filipineve, Iloilo, kur u fundos, duke shkaktuar një derdhje nafte që shtrihej për disa kilometra.
Zëdhënësi i Rojës Bregdetare të Filipineve, tha se agjencia po “lufton me kohën” për të kontrolluar derdhjen.
Ai shtoi se nëse e gjithë nafta në cisternë ka rrjedhur, do të ishte derdhja më e madhe në historinë e Filipineve.
“Ekziston një rrezik i madh që Manila, madje edhe vija bregdetare e Manilës, të preket nëse karburanti rrjedh”, tha ai. Shirat e rrëmbyeshëm goditën ishullin me erëra që shkaktuan përmbytje të konsiderueshme dhe shkaktuan tre viktima.
Një nga anëtarët e ekuipazhit prej 17 anëtarësh, humbi jetën tragjikisht. Të tjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Në mars 2023, një cisternë nafte që transportonte 800 mijë litra karburant industrial u fundos në brigjet e provincës Oriental Mindoro./abcnews.al