Cristiano Ronaldo do të takohet menjëherë me drejtuesit e Juventusit, sapo të rikthehet nga grumbullimi me Portugalinë. Ylli portugez nuk e priti mirë zëvendësimin e tij në ndeshjen kundër Milanit (55’) dhe u largua menjëherë drejt dhomave të zhveshjes, duke e parë dhe në mënyrë të ashpër teknikun Sarri.
Ky nuk është incidenti i parë mes Ronaldos dhe Sarrit kur ylli portugez është zëvendesuar dhe drejtuesit e Juventusit, kanë vendosur të ndërhyjnë. Sapo Ronaldo të rikthehet, do të ketë një takim mes Paratiçit, Nedved dhe vetë Cristiano Ronaldos.
Ronaldo luajti mbrëmë 84 minuta me Portugalinë në sfidën kundër Lituanisë, duke shënuar tre gola, tripleta e tij e 55-të në karrierë./abcnews.al