Rikonstruktimi i tregut të “Rusit”/ Shkodër, kushte më të mira në tregun më të madh

schedule15:27 - 25 Korrik, 2024

schedule 15:27 - 25 Korrik, 2024

Tregu i Rusit në Shkodër ka nisur të ri konstruktohet. Pas rehabilitimit, tregu më i madh i qytetësit do të jetë me kushte më të mira, sipas standardeve për shitësit dhe blerësit e produkteve, duke krijuar një ambient funksional, higjenik si dhe të mbrojtur nga faktorët atmosferikë.

Kryebashkiaku Benet Beci ka kërkuar nga firma kontraktuese që te punohet me ritme te shpejta, në mënyrë që tregtarët të kthehen sa më parë në vendet e tyre.

Ky investim kap shifrën e 36.6 milion lekëve, nga të cilat 7.5 milion lek janë bashkëfinancim i Bashkisë Shkodër me AZHBR.

Punimet do të kryhen në sistemimin e sheshit, ndriçimin, ndërtimin e mbulesës së merkatës, ndërtimi i moduleve të reja për tregtarët ambulant. Ndërkohë që tregtaret deri në përfundimin e punimeve, tregtarët janë vendosur në një treg të improvizuar në afërsi të rreth rrotullimit te Dobraçit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!