Goditi me grusht një person dhe kundërshtoi punonjësin e policisë, e pëson 24-vjeçari në Gjirokastër

schedule10:36 - 25 Korrik, 2024

schedule 10:36 - 25 Korrik, 2024

Nis procedimi për një 24-vjeçar në Gjirokastër, pasi goditi me grusht një të 19-vjeçar, si dhe ka kundërshtuar punonjësin e policisë.

Uniformat blu bëjnë me dije se 24-vjeçari akuzohet për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

“Për këtë rast janë kryer veprimet procedurale dhe materialet janë referuar më datë 19.07.2024, në Prokurorinë e Gjirokastrës, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”, për shtetasin 24 vjeç, banues në Luzat, pasi në Tepelenë, ka goditur me grusht një 19-vjeçar dhe ka kundërshtuar punonjësin e Policisë.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!