Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Rana e Hedhun në Shëngjin.
Nëpërmjet një statusi në Facebook, Rama shkruan: “MIRË MËNGJES dhe nga Rana e Hedhun, mrekulli e natyrës në bregdetin Adriatik, ju uroj një ditë të mbarë”,.
Shqipëria ka shënuar rritje me 86 përqind në aktivitetin turistik për pesë vitet e fundit, duke lënë pas Greqinë, Turqinë dhe dhjetëra vende të tjera.
Po ashtu, referuar raportit ndërkombëtar Shqipëria përgjatë 6 mujorit të parë të këtij viti renditet e para për numrin e vizitorëve krahasuar me shtetet e tjera të Europës.
/abcnews.al/