Presidenti amerikan, Joe Biden do t’i adresohet popullit amerikan, për herë të parë që kur u tërhoq nga gara për rizgjedhje. Fjalimi do të mbahet në orën 20:00 me kohën lokale.
Biden u tërhoq nga gara presidenciale, pasi për disa javë u përball me thirrje nga figura të larta të partisë së tij dhe donatorët që të tërhiqej.
Pas tërheqjes nga gara për zgjedhjet presidenciale të nëntorit, Biden ofroi mbështetjen për zëvendësen e tij, Kamala Harris, që të sigurojë nominimin e Partisë Demokratike për zgjedhjet presidenciale. Pas vendimit të Bidenit, demokratët kanë ofruar mbështetjen e tyre për Harrisin.
Partia Demokratike do të mbajë Kuvendin Kombëtar nga 19 deri më 22 gusht, kur do të nominohet edhe kandidati i partisë për garën për Shtëpinë e Bardhë./abcnews.al