Arsenali po kalon një moment të vështirë dhe Unai Emery pret shkarkimin nga momenti në moment. Ekipi po shfaqet i brishtë në fushën e lojës dhe ka humbur dhe cilësinë kryesore të këtyre viteve: futbollin e bukur.
“Topçinjtë” renditen në vend të gjashtë me 17 pikë dhe vendi i katërt që të kualifikon në Champions League është 8 pikë larg. Jose Mourinho dhe Freddie Ljungberg përfliten për pasuesin e Emery, teksa po fiton pikë edhe një emër tjetër.
Mediat angleze raportojnë se Patrick Vieira është kandidat për stolin e Arsenalit. Francezi, i cili ka qenë kapiten i ekipit londinez, u aktivizua për 9 sezone me Gunners, teksa për momentin drejton ekipin francez të Nice. /abcnews.al