U plagos nga i ati me armë zjarri, 47-vjeçari transportohet me helikopter drejt Traumës

schedule20:16 - 24 Korrik, 2024

schedule 20:16 - 24 Korrik, 2024

Përparim Shkullaku, 47-vjeçari i cili u plagos me çifte nga i ati, Agim Shkullaku, 83 vjec, po transportohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës më Tiranë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Stropckë të Pogradecit mbrëmjen e së mërkurës.

Mësohet se gjatë një konflikti për motive banale, djali, në gjendje të dehur, ka goditur fizikisht të atin, ndërsa ai ka marrë çiften dhe e ka plagosur.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, kanë bërë shoqërimin e 83 vjeçarit në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!