Dakordësia për votën e diasporës u arrit javën e shkuar por këtë të mërkurë Partia Socialiste dhe Partia Demokratike dolën me një draft të përbashkët edhe për formulën e shpërndarjes së mandateve në parlament.
Drafti që do të miratohet të premten në Komisionin e Ligjeve, parashikon që lista të jetë e mbyllur në 1/3 e saj dhe e hapur në 2/3.
Gazetarja Erneta Shevroja ka folur lidhur me këtë çështje në “Special Report”, duke shpjeguar dhe procesin. Ajo ka marrë shembullin e qarkut të Tiranës, ku 12 mandate do të caktohen nga kryetari i partisë dhe 6 nga votuesit.
“Kishte diskutime interesante ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve, të dyja palët paraqitën, nga një pozicionim të tyre për sa i përket kësaj çështjeve. Megjithatë, vota e emigrantëve paraqet një peshë më të madhe për sa i përket interesit të shqiptarëve që kanë për të votuar. Ndërkohë, pjesa e shpërndarjes së mandateve i prek më shumë partitë politike, pasi do të duhet të vendosin se kush do të ketë të sigurt hyrjen në parlament dhe cili do të duhet ta arrijë diçka të tillë me forcat e veta. Në bazë të draftit që është arritur, është thënë që një e treta do të jetë e listës së mbyllur dhe dy e treta e hapur. Në finale, sërish do të jetë kryetari që do të përcaktojë se kush do të jenë deputetët e sigurtë ose pjesa më e madhe në parlamentin shqiptar pas zgjedhjeve të 2025.
Për shembull, marrim Tiranën, e cila ka 36 mandate, PS në këtë rast ka marrë 18 mandate në qarkun e Tiranës, nga këto 18, 12 sërish do të caktohen nga kryetari dhe ngelin vetëm 6 që do të përcaktohen nga votuesit”, tha gazetarja./abcnews.al