SPAK kontrollon shtëpinë e Beqajt në Vlorë/ Ish ministri në burg, dyshohet se ka abuzuar me fondet e BE

schedule17:34 - 24 Korrik, 2024

schedule 17:34 - 24 Korrik, 2024

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kryer kontrolle në banesën e ish ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj në Vlorë. Ndaj Beqajt, është vendosur masa e sigurisë “Arrest në burg”.

Sipas SPAK, ish-ministri Beqaj në kohën që ka mbajtur detyrën e drejtorit të Agjencisë Shtetërore të programeve strategjike, e njohur ndryshe si SASPAC, ka ngritur një skemë të mirëfilltë korruptive me qëllim përfitimin e shumave të parave nëpërmjet duke organizuar tendera fiktivë.

Ndaj ish-ministrit Beqaj dhe personave të tjerë, SPAK ka ngritur disa akuza, duke nisur nga ajo e korrupsionit, fshehjes apo mos deklarimit të pasurisë, shkeljes së barazisë në tendera dhe mashtrimit.

Beqaj në kohën që drejtonte agjencinë ka organizuar të paktën tetë tendera për shërbime në kuadër të dy eventeve të organizuar në vitin 2023, por në të vërtetë ato nuk i janë nënshtruar një procedure prokurimi të rregullt, por fituesi është dakordësuar dhe përcaktuar shumë më para se të realizohet procedura e prokurimit, e cila është kryer në mënyrë fiktive, për efekt dokumentacioni dhe pagese./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!