Stavri Nica u dorëhoq, Devolli zyrtarizon trajnerin e ri

schedule16:12 - 15 Nëntor, 2019

schedule 16:12 - 15 Nëntor, 2019

Stavri Nica u dorëzua pas humbjes që Devolli pësoi në shtëpi me Apoloninë dhe në Bilisht menjëherë u vunë në lëvizje për të gjetur pasuesin e durrsakut. Nica arriti ta ngjiste Devollin në të Parën dhe fillimi i sezonit ishte i mirë. Në vend të tij është emëruar Festim Fetollari, i cili më parë ka drejtuar Pogradecin.

“Klubi i Futbollit Devolli ka kënaqësinë të njoftojë të gjithë mbështetësit e tij se, duke filluar nga sot, trajner i ekipit do të jetë Festim Fetollari. Profesor Stavri Nica është larguar nga KF Devolli për arsye shëndetësore dhe për asnjë lloj arsye financiare. Bëjmë me dije të gjithë tifozët, që klubi është treguar korrekt përsa i përket pagave dhe premiove.

Ditën e sotme, në një mbledhje të zhvilluar në ambientet e Bashkisë Devoll midis drejtuesve të klubit, ka firmosur zyrtarisht kontratën Festim Fetollari, i cili ka një eksperiencë të madhe në Kategorinë e Parë, ku ka drejtuar skuadrën e Pogradecit.

Klubi i Futbollit Devolli falënderon profesor Stavri Nicën për të gjithë punën e palodhshme , seriozitetin dhe përkushtimin e treguar në këto muaj. Gjithashtu i urojmë suksese trajnerit të ri Festim Fetollari!”, njofton klubi i Devollit përmes rrjeteve sociale. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!