Dy ditë pas rihapjes se procedimit penal per vrasjet e 21 janarit dhe fakteve te reja qe familja e Aleks Nikes i dorezoi drejtesise, në dyert e prokurorisë së posaçme është thirrur për të dëshmuar ish-kreu i Gardës së Republikës Ndrea Prendi. Familjarët e Nikës kanë bërë atë si një të dyshuarit kryesorë për vrasjen e Nikës, por kjo nuk u provua kurrë nga procesi i parë.
Vete Ndrea Prendi nuk dha një përgjigje të qartë nëse ishre thirrur në spak për çështjen e 21 janarit, por u shpreh se do të paraqitej në prokurori sa herë të ishte nevoja.
Ish-komandanti i gardës pasi la dyert e spak, dukej i trembur dhe në të njëjtën kohë u largua me shpejtësi duke iu shmanguar edhe interest të gazetarëve, ndërsa procesi pritet të hetoje edhe zinxhirin politik të komandës që mori garda, per hapje zjarr ndaj protestuesve në 21 janar. Abc News mesoi zyrtarisht se Prendi është thirrur nga prokurori i çështjes Alfred Shehu që ka rregjistruar hetimet për 3 vepra penale, duke nisur nga ajo e vrasjes në rrethana cilësuese në veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës dhe shpërdotrimit të detyrës.
Ndërkohë burime nga policia e shtetit konfirmuan për abc neës se Prendi referuar sistemit TIMS ka dalë nga shqipëri në maj të vitit 2023 dhe mbetet e pa qartë se si ka hyrë në territorin shqiptar. Ashtu siç mbetet e pa qartë edhe fakti që Prokuroria e Posaçme mohoi që ish-komandanti i gardës të jetë thirrur në prokurori për hetimet mbi 21 janarin.
Nga ana tjetër Prendi është kallëzuar bashkë me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ish-ministrin e brëndshëm Lulzim Basha si urdhërues të vrasjes së 4 protestuesve në bulevard./abcnews.al