Shtohen vizitat në klinikat verore/ Vlorë, mbi 25 vizita në ditë. Shkak temperaturat e larta

schedule15:49 - 22 Korrik, 2024

schedule 15:49 - 22 Korrik, 2024

Temperaturat e larta kane shtuar fluksin në qendrat shëndetësore verore në Vlorë.

Mbi 25 vizita në ditë, kryesisht fëmijë dhe të moshuar paraqiten pranë qendrës shëndetësore të Zverëtit për të marrë ndihmë mjekësore.

Përveç sëmundjeve hypertensive apo gjendje virale ka edhe pickime nga peshku, kandili dhe një lloj alge dhe vinë sidomos fëmijët me skuqje të lëkurës. Këtu jepet ndihma e parë.”

Më të rrezikuarit nga temperaturat e larta në këtë periudhë janë personat mbi 50 vjeç dhe të sëmurët kronikë. Bluzat e bardha këshillojnë që të shmanget ekspozimi në diell në orët e pikut.

Nga ora 11 deri në orën 5. Nuk duhet të rrinë në pikun e vapës”.

Sipas mjekes, qytetarët nuk duhet të neglizhojnë, por për çdo shqetësim me shëndetin duhet të paraqiten pranë qendrës shëndetësore për të marrë mjekimin e nevojshëm.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!