Rikthehet dashuria për Brojën, Milan e ka në listën e dëshirave sulmuesin kuqezi

schedule14:04 - 22 Korrik, 2024

schedule 14:04 - 22 Korrik, 2024

Nuk po themi se është diçka e sigurt, por padyshim interesi ekziston. Milani i është rikthyer pistës së Armando Brojës, gjithnjë nëse ka ndodhur që është larguar ndonjëherë prej saj.

Mediat britanike dhe ato italiane shkruajnë se klubi nga Lombardia kërkon sërish të forcojë sulmin, pavarësisht mbërritjes së Alvaro Moratës nga Atletiko e Madridit.

Kampioni i Europës nuk mjafton për trajnerin Fonseka, dhe në listën e dëshirave janë disa emra.

Broja nuk është zgjedhje e parë e Milanit, të kuptohemi, pasi kuqezinjtë synojnë sulmuesin Tami Abraham nga Roma.

Gjithsesi, ylli kuqezi është alternativë e rëndësishme, dhe padyshim që duhet parë kostoja e transferimit dhe rroga.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare pati probleme sezonin e kaluar duke shënuar vetëm një gol për Çelsin, e duke mos u aktivizuar thuajse fare tek Fulhami.

Për momentin, Broja është me Çelsin në fazë përgatitore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa për shërbimet e tij besohet se ka interes edhe nga dy klube të Premier Ligës angleze, Evertoni dhe Sauthemptoni.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!