Ndërtoi pa leje katër objekte në Borsh, arrestohet 48-vjeçari

schedule11:17 - 22 Korrik, 2024

schedule 11:17 - 22 Korrik, 2024

Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ndërtoi pa leje 4 objekte me strukturë druri.

“Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat urbane dhe ato bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, bazuar në informacionet e siguruara, kanë ushtruar kontroll në Borsh, ku kanë konstatuar të ndërtuara pa leje nga organet kompetente 4 objekte me strukturë druri, konkretisht 1 beach-bar dhe 3 dhoma plazhi. Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë kanë arrestuar në flagrancë shtetasi 48 vjeç, banues në Himarë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, thuhet në njoftimin e policisë.

Operacionet policore “Coastline” dhe “Plazhi i lirë” do të vijojnë intensivisht në qarkun Vlorë, me qëllim rikthimin e hapësirave publike dhe ndëshkimin sipas ligjit të çdo shtetasi që prek këto hapësira dhe i shfrytëzon ato në mënyrë të paligjshme.

/abcnews.al/