Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj tha në një intervistë për mediat në Maqedoni se një aleancë e tillë siç është “mini-shengeni” mund të diskutohet me Kosovën, vetëm pasi Serbia dhe Bosnje Hercegovina të bëje njohjen e pavarësisë së saj. Ai tha se për Kosovën ka përparësi partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me Bashkimin Evropian dhe me NATO-n.
Shqipëria duhet të ketë parasysh se kur është në pyetje Kosova, së pari duhet të pajtohet me Kosovën, pastaj me Serbinë, tha ambasadori I Kosovës në Shkup Gjergj Dedaj. Dedaj tha në një intervistë për televizionin Alsat se së pari duhet të bëjë një aleancë, qoftë doganore, qoftë të lëvizjes së lirë, qoftë politike, çfarëdo qoftë, me Kosovën, pastaj me Maqedonisë e Veriut, e pastaj me Serbinë.
“Jo së pari me Serbinë, pastaj me hezitu, me bë ato kombinimet. Kosova është shtet sovran, Kosova sjell vendimet e veta, ka qëndrimet e veta dhe janë valide, janë legjitime, sepse Kosova është e njohur tashmë ndërkombëtarisht. Ka institucionet e saj, të cilat janë legjitime, legale për qëndrime të ndryshme. Mirëpo e thashë edhe njëherë, për ne është parësorë partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me Bashkimin Evropian dhe me NATO-n. Dikujt tjetër ndoshta i konvenon një aleancë tjetër ballkanike, për qëllimet e botës së tretë, për ndikimet e botës së tretë në këtë rajon. Kosova nuk do të jetë pjesë e këtyre kombinimeve.” ./aabcnews.al