Sallata Cezar, një pjatë e preferuar gjatë ditëve të nxehta të verës, festoi 100 vjetorin e saj në fillim të korrikut.
Emigranti italian Caesar Cardini e krijoi këtë specialitet në restorantin e tij “Caesar’s Place” në Tijuana, Meksikë.
Thuhet se ishte një natë shumw e nxehtw kur ndodhi dhe Cardini po përpiqej të ushqente një turmë njerwzish kalifornianë të sapoardhur që kishin kaluar kufirin për t’i shpëtuar ndalimit.
Historia thotë se Cardini më pas përdori përbërës që kishte në dorë, duke përfshirë vajin me shije hudhre, salcën Worcestershire, limon, vezë dhe djathë parmixhan.
Ndryshe nga disa artikuj të tjerë të menusë nga fillimi i shekullit të 20-të, sallata e Cezarit është ende e njohur.
Beth Forrest, një profesoreshë e arteve liberale dhe studimeve të ushqimit të aplikuar në Institutin Kulinar të Amerikës, tha se u deshën disa vite që sallata Cezar të bëhej e njohur.
Varietetet e shumta të sallatës së Cezarit i japin kësaj pjate konsistencë, thonë ekspertët. Kuzhinierët mund të shtojnë mish pule, mish të pjekur ose salmon dhe të përziejnë lakër jeshile ose lakrat e Brukselit./abcnews.al