Mbi 30 demokratë i bëjnë thirrje Biden të tërhiqet nga gara presidenciale

schedule10:00 - 20 Korrik, 2024

schedule 10:00 - 20 Korrik, 2024

Gjithsej 35 demokratë kanë kërkuar që Joe Biden të tërhiqet nga gara presidenciale. Senatori Sherrod Brown, demokrati i Ohajos që po pret mandatin e katërt, ishte i fundit në listë që bëri thirrje që Biden të tërhiqet.

Ai është senatori i katërt demokrat që i bëri thirrje Biden t’i japë fund fushatës së tij, pas Peter Welch, Jon Tester dhe Martin Heinrich.

Thirrjet që presidenti të largohet nga gara presidenciale vjen pasi performanca e tij në debat me Donald Trump muajin e kaluar ngriti alarme për moshën, shëndetin dhe aftësinë e tij për të udhëhequr kombin.

Ndërkohë ka spekulime se zëvendëspresidentja Kamala Harris do të zëvendësojnë Biden.

/abcnews.al