Bie interneti, kolaps ndërkombëtar/ Nako: Defekti mund të ishte parandaluar, ka shkaktuar dëme në infrastrukturën e aeroporteve

schedule14:33 - 19 Korrik, 2024

schedule 14:33 - 19 Korrik, 2024

Një defekt i kompanisë globale Crowdstrike që ka si objektiv mbrojtjen nga problemet kibernetike, ka shkaktuar një kaos në të gjithë botën. Aeroportet, shërbimet shëndetësore dhe bankat janë përballur me probleme të shumta këtë të premte pas problematikave me sistemin kompjuterik.

Erjon Nako, ekspert i teknologjisë së informacionit thotë se nuk bëhet fjalë për një sulm kibernetik por për një gabim gjatë update. Ai thotë se kjo gjë mund të ishte parandaluar për faktin se testohet para se të aplikohet live. Sipas tij, kjo mund të ketë shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturën e aeroporteve.

“Një update i zakonshëm që ndodh shpeshherë ka shkaktuar një crash. Nuk është sulm kibernetik, nuk duhej të kishte ndodhur për aq kohë sa këto update testohen me dhjetëra herë para se të dalin live. Zakonisht ndodh shumë rrallë do të ketë një kod të caktuar që crash-on me një regjistër në Windows. Rikuperohet nëpërmjet back up-eve të mëparshme. Nëse nuk ka sistem back up live, duhet ta rikthesh nga të dhënat e ditës së mëparshme. Një rikthim mund të bëhet për 20-30 minuta. Ajo që vë re unë në aeroporte është se mund të ketë dëmtuar infrastruktura të pafundme. Në Shqipëri s’e shoh këtë dëm sepse nuk janë bërë update-t e fundit. Ka qenë një sistem zinxhir se ka ardhur nga Australia. Mendoj se sisteme të tilla të rikuperimit të back up-eve shkojnë nga 2-4 orë pastaj nga 8 dhe 16 dhe pjesa tjetër e rikuperimit nga një dëm edhe më i madh është deri në 22 orë.“, tha eksperti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!