Një 32-vjeçar amerikan është arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Shrooms”.
Ai u arrestua në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasin amerikan në parkun e liqenit artificial të Tiranës.
Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës, i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe psilocybin (kërpudha magjike)./abcnews.al